26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të mitur

Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi 7,700 kanë procedime për drejtim të parregullt të automjeteve, ndërsa rreth 1,300 janë të dënuar. Nga të dënuarit, 380 do të lirohen ndërsa 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Detajet u bëjnë të ditura nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë një konference për mediat. Ai theksoi se amnistia synon të lehtësojë përdorimin e tepruar të paraburgimit për veprat e lehta dhe të japë një mundësi të dytë për personat që bien pre e zbatimit represiv të ligjit.

“Amnistia penale është dërguar në Këshillin e Ministrave dhe presim miratimin në mbledhjen e qeverisë dhe depozitimin në Kuvend. Kategoria që përfiton është shumë e madhe, duke përfshirë edhe procedimet e vitit 2024. Përfituesit përfshijnë gra dhe të mitur, duke treguar se jemi një shoqëri që duhet të orientohet drejt parandalimit dhe rehabilitimit,” tha ministri.

Ai sqaroi se nuk përfitojnë persona në hetim ose gjykim nga SPAK dhe GJKKO, duke theksuar se amnistia nuk synon të prekë raste me prioritet për drejtësinë e re. Zbatimi i saj do të varet nga miratimi në qeveri, Komisionet parlamentare dhe vota përfundimtare në Kuvend.

Amnistia vjen në një kohë kur mbi 50% e të burgosurve janë në paraburgim, një problem që ka tërhequr kritika të Komitetit Kundër Torturës në raportet e viteve 2019 dhe 2023. Ministria e Drejtësisë ka nisur analizën e veprave që mund të përjashtohen nga paraburgimi, duke marrë parasysh rrezikshmërinë dhe afatet e dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...