25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Arrest me burg për babë e bir ne Shkodër për kultivim të bimeve narkotike

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e arrestit më burg të vënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për dy shtetasit, Ndue Fiku dhe Mark Fiku, babë e bir, për veprat penale, ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.

Ndaj Ndue dhe Mark Fiku u hap një procedim penal në vitin 2023, për kultivim kanabisi dhe për shpërdorim detyre nga babai 70-vjeçar duke qenë kryeplaku i fshatit Pepsumaj në Vaun e Dejës.

Më pas Agjencia e Mbikqyrjes Policore, bëri të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal nga babai dhe djali 31-vjeçar dhe ekzekutoi urdhrin e prokurorit për vënien në arrest në burg për dy shtetasit.

Ndue Fiku, 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ dhe ‘Shpërdorimit të detyrës’.
Mark Fiku, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e AMP-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...