13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Arrestohen tre autorët e plagosjes së aktivistit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni

24 orë pas plagosjes me armë zjarri në Kavajë, Policia e Kavajës ka arrestuar tre autorët e plagosjes së aktivistit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Në pranga kanë rënë shtetasi Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili plagosi me armë zjarri në këmbë brenda zyrës elektorale të PD Okshtunin, si dhe dy autorët e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të cilët nisën të parët konfliktin, duke e qëlluar atë me grushte.

Të tre personat e arrestuar ndodhen në Komisariatin e Kavajës, dhe akuzohen si autorë të plagosjes me armë të aktivistit të PD-së, Bledi Okshtuni.

Ndriçim Jonuzi akuzohet për dy vepra penale, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa dy personat e tjerë akuzohen për “Moskallëzim të krimit”.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...