13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

I hoqi aparatin e frymëmarrjes 76-vjeçari të infektuar me Covid / Arrestohet shqiptari nga policia greke

Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar Spiro M., 60 vjeç,për shkak se akuzohet për vrasjen e një pacienti me koronavirus.

Krimi i rëndë ndodhi mesnatën e 7 prillit. Dyshohet se Spiro.M. ,i hoqi aparatin respirator një 76-vjeçari grek me inicialet E. S. I moshuari ishte i intubuar me koronavirus, ndërsa shqiptari, i shqetësuar nga zhurma e aparatit, ja heq, duke i shkaktuar vdekjen.

Arrestimi i shqiptarit u bë pasi ai u shërua nga covid. Pasi u rikuperua, i kërkoi falje hetuesit, por u la në paraburgim.

Sipas mediave greke 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me çështjen. Në deklaratën e tij, ai është shprehur se ka qenë në gjumë dhe nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. Deklaratat e tij nuk kanë rezultuar bindëse, pasi nga hetimet ka rezultuar se në aparat ishin gjetur gjurmët gishtërinjve të shqiptarit.

Kontrolluesit mjekësorë, të cilët kryen autopsinë, sipas informacionit, zbuluan se viktima kishte pneumoni, ndërsa nuk u zbuluan dëmtime në trupin e tij.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...