33.9 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim, shkon në 95 numri i të arrestuarve nga operacioni ‘Tempulli’

Një 26-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘Tempulli’ duke e çuar në 96 numrin e të arrestuarve në Tiranë. Bëhet fjalë për një 26-vjeçarin Donaldo Gjanaj, për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me arrestimit e tij,, numri i të ndaluarve për qytetin e Tiranës ka shkuar në 95.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar rreth 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...