29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet 37-vjeçari në Lezhë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij. Operacioni për arrestimin e tij u krye nga forcat policore të Lezhës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja.

Policia bën me dije se, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, ku bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri pa leje, organizuan veprimet e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe për kapjen e autorit,” informoi policia.

Në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, policia realizoi arrestimin në flagrancë të shtetasit M.G., banues në Lezhë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit dhe municioni luftarak, të cilët u dorëzuan si prova materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje ku bashkëshorti dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armë zjarri pistoletë e municion luftarak”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...