9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Arrestohet 50 vjeçari që kultivonte kanabis në Librazhd, i sekuestrohet bima narkotike

Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabisit në Librazhd.

Falë operacionit “Target” është arrestuar 50 vjeçari me iniciale Th.K i cili është nën akuzën e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu policia e ka sekuestruar rreth 7.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Librazhd, Elbasan
“Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “TARGET”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Librazhd, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Sekuestrohen rreth 7.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të territorit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “TARGET”.
Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narktotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi Th. K., 50 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, gjetën 61 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 14 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në vazo plastike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 7.3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...