26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sasia e tritolit që ka shpërthyer lokalin e Noyzit ka qënë 150-200 gram, ai dyshon vetëm tek një person

Një sasi me lëndë plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në butikun e Noizyt në zonën e plepave në Durrës, i cili figuron në emër të babait të tij, Bashkim Rajku.
Autori i vendosjes së lëndës plasëse ka qenë një mashkull, ndërkohë që nuk është bërë ende identifikimi i tij pavarësisht kqyrjes së kamerave të sigurisë.

Në dëshminë e tij në polici, vetë Noizy është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, pëveç se me Kleviol Ahmetajn, i arrestuar nga policia pas konfliktit dy ditë më parë me reperin.

Sasia e tritolit që ka shpërthyer llogaritet të jetë rreth 150-200 gram. Në këtë përfundim ka dal grupi i hetimit i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për mbledhjen e provave. Ndërkohë pritet që të merret në pyetje edhe Kleviol Ahmetaj.

Ky i fundit do pyetet nga grupi hetimor, pasi është personi i vetëm ndaj të cili Rigels Rajku, ka ngritur gishtin, duke u shprehur në dëshminë paraprake se nuk ka probleme apo konflikte të tjera përveç tij.

Kujtojmë se ditën e djeshme edhe Ahmetaj u drejtua në polici ku depozitoi një kallëzim ndaj Rajkut, duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij përpara lokali të reperit të njohur. Policia nisi hetimet në gjendje të lirë për Noizyn dhe babain e tij.

Konflikti mes dy personazheve nisi pas sharjeve të vazhdueshme që Cllevioli bënte ndaj Noizyt, kryesisht në tik tok. Së bashku me një grup miqsh dy ditë më parë, lushnjari shkoi në drejtim të lokalit të Noizyt, ku u përball dhe u dhunua nga reperi, babai dhe miq të tij.

Klevion Ahmetaj u arrestua më pas nga Policia, për shkak se sipas bluve kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar nga gjykata për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ngjarja në butikun e Noizyt, duket të jetë akti i radhës i ngjarjeve me bazë hakmarrjen, që frymëzohej nga rrjetet sociale, që në kohët e fundit i kanë dhënë më shumë se kurrë akses edhe krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...