25.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

ASHK e pushtuar nga sars-cov2

Siç u bë e ditur sot Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame është konfirmuar pozitiv me covid-19. Burime të besuara, nga Drejtoria e Përgjithshme e ASHK kanë konfirmuar për opennews.al se nuk është vetëm Drejtori i Përgjithshëm cili ka rezultuar pozitiv, por edhe disa punonjës të këtij institucioni, megjithëse institucioni vijon të jetë i hapur, në kundështim me Aktin Normativ dhe pa respektuar rregullat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Por historia e covid-19 në ASHK nuk mbaron këtu. Ditën e hënë, është lajmëruar nga Drejtoria e Shëndetit Publik Vlorë se Përgjegjësja e Arkivit të Drejtorisë së ASHK Vlorë, R.M, është konfirmuar covid positiv.
Pasi është intervistuar zonja, në kuadër të hetimit epidemiologjik, është bërë tamponi për disa punonjës të ASHK Vlorë. Drejtoria e Shëndetit Publik ka caktuar masën e vetëkarantinimit 14 ditor për dy prej tyre.

Sjellim në vëmendje se ASHK Vlorë ka staf prej 85 personash, një pjesë e tyre ofrojnë shërbime në sportel ku paraqiten qytetarët për probleme të ndryshme dhe disa të tjerë kryejnë verifikime në terren, nëpër shtëpitë e qytetarëve që kanë deklaruar objekte pa leje për legalizim, kryhet procesi i përmirësim-përditësimit etj. Ndërkohë që tamponi është bërë vetëm për 7 punonjës, pasi ka rezultuar positive Përgjegjësja e Arkivit të kësaj drejtorie.
Mbi këto fakte janë në dijeni të plotë autoritetet e shëndetit publik në Vlorë dhe Drejtoria e Përgjithshme e ASHK, duke treguar papërgjegjshmëri të plotë ndaj jetës dhe shëndetit të punonjësve dhe qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...