30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

‘Asnjë strategji, jam 100% real’ – Mateo Borri flet si finalist në Big Brother VIP Albania

Ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të mbajnë publikun të fokusuar, ndërsa formatit i është shtuar edhe një program radiofonik që transmetohet drejtpërdrejt nga brenda shtëpisë.

Në episodin më të fundit në Top Albania Radio, protagonisti ishte finalisti Mateo Borri, i cili ndau mendimet e tij për rrugëtimin në këtë eksperiencë.

E moderuar nga Heidi Baci, biseda nisi me pyetjen nëse ai e kishte pritur të arrinte deri në finale.

“Duke menduar fillimet e mia, nuk e prisja… por duke iu afruar fundit, deri diku e prisja,” u shpreh Mateo, duke shtuar se dinamika mes banorëve ndikon shumë në ecurinë e lojës.

I pyetur nëse kishte hyrë me strategji, ai u përgjigj qartë:
“Asnjë lloj strategjie… jam një tip që më pëlqen të sfidoj veten. Kam hyrë për ta jetuar këtë eksperiencë… Mateo Borri 100% real.”

Ai theksoi gjithashtu se energjia brenda shtëpisë jo gjithmonë i ka lejuar të tregojë anën e tij më pozitive.
“Ata që më njohin nga jashtë e dinë që pozitivitetin tim nuk e kam treguar dot prej energjisë negative,” tha ai.

Nga ana tjetër, Heidi Baci vuri në dukje se ky format shpesh nxjerr në pah edhe anët më të vështira të karakterit, ndërsa Mateo shtoi se përballja me situata të pazakonta është një nga sfidat më të mëdha të kësaj eksperience.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...