37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

“Ata reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët”, Vuçiç përplaset me BE-në për lumin Ibër: “Mos u shtirni se jeni këtu për dialog”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Komisionit Evropian lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Vuçiç pretendoi se Komisioni Evropian reagoi menjëherë ndaj deklaratës së tij, ndërsa sipas tij nuk ka reaguar ndaj çështjeve që Serbia i konsideron problematike në Kosovë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për deklaratën e zëdhënëses së KE-së, Anita Hipper, e cila tha se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut, Vuçiç pyeti:

“A e keni fjalën për dialogun që nënshkruat edhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, a e keni fjalën për atë dialog?”

Ai vijoi duke akuzuar institucionet evropiane se nuk kanë reaguar ndaj, siç pretendoi ai, arrestimeve dhe keqtrajtimit të serbëve në Kosovë.

“Ata reaguan menjëherë”

Vuçiç deklaroi se projekti për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër është ende në një fazë të hershme dhe se për të do të nevojiteshin ekspertë dhe një grup pune.

“Ne tashmë kemi disa ekspertë, na duhen edhe të tjerë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë.”

Më pas, presidenti serb përdori tone të ashpra ndaj Komisionit Evropian:

“Por ata reaguan menjëherë ndaj kësaj, për të mbrojtur ‘shërbëtorët e tyre shqiptarë’ dhe për t’u thënë edhe një herë: vazhdoni të kryeni krime.”

Vuçiç tha gjithashtu se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilović, kishte komunikuar me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş.

Sipas tij, kjo bisedë kishte qenë “ndoshta biseda më e keqe midis gjeneral Mojsiloviçit dhe komandantit të KFOR-it deri më tani”.

Vuçiç: “Mos u shtirni se jeni këtu për dialog”

Presidenti serb vijoi akuzat ndaj palës shqiptare, duke pretenduar se nuk janë përmbushur detyrimet e parashikuara në Marrëveshjen e Brukselit.

“Thjesht mos u shtirni se jeni këtu për ndonjë lloj dialogu apo diçka të tillë, sepse nuk jeni për dialog.”

Vuçiç pretendoi gjithashtu se Prishtina nuk ka përmbushur detyrimet që, sipas tij, rrjedhin nga marrëveshjet e arritura.

“Ata as nuk i respektojnë kontratat dhe marrëveshjet që kanë arritur dhe nënshkruar. Dhe ende po më japin leksione.”

Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, kishte deklaruar më herët se diskutimet për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në “qëllimin e vendosjes së marrëdhënieve normale midis Kosovës dhe Serbisë”, duke theksuar se normalizimi mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...