37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Këshilli i Evropës mesazh Shqipërisë për reformën territoriale: “Duhet të forcojë demokracinë lokale dhe autonominë vendore”

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës i kërkon Shqipërisë që reforma e re administrativo-territoriale të fokusohet në forcimin e demokracisë lokale dhe autonomisë vendore.

Dy raportuesit për situatën e demokracisë lokale në Shqipëri, Anders Knape nga Suedia dhe Sören Schumacher nga Gjermania, kanë sqaruar qëndrimin e tyre për reformën që pritet të miratohet në vjeshtë.

Raportuesit theksojnë se numri i bashkive është një vendim që i takon Shqipërisë, ndërsa Kongresi nuk rekomandon një model të caktuar territorial.

“Dëshirojmë të sqarojmë se nuk është roli ynë të rekomandojmë një model të caktuar territorial apo të mbajmë qëndrim lidhur me numrin e bashkive që duhet të ketë një vend.”

Sipas tyre, vendimet për organizimin e strukturave territoriale janë përgjegjësi e autoriteteve kombëtare. Megjithatë, çdo reformë duhet të garantojë funksionimin efektiv të demokracisë lokale.

“Reforma duhet të kontribuojë në forcimin e demokracisë lokale dhe të autonomisë vendore”, theksojnë raportuesit.

Kërkohet konsultim me komunitetet

Një prej pikave kryesore të ngritura nga Kongresi është konsultimi i komuniteteve lokale për ndryshimet territoriale.

Raportuesit iu referohen Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila parashikon që autoritetet lokale të konsultohen në kohë dhe në mënyrën e përshtatshme për çështjet që i prekin drejtpërdrejt.

Po ashtu, sipas tyre, ndryshimet në kufijtë e autoriteteve vendore nuk duhet të bëhen pa konsultimin paraprak të komuniteteve të interesuara, “mundësisht edhe përmes referendumit, kur kjo lejohet nga ligji”.

Dy raportuesit zhvilluan një vizitë monitoruese në Shqipëri në nëntor të vitit të kaluar, në një kohë kur reforma administrativo-territoriale ishte ende në fazën e diskutimeve.

Ata bëjnë të ditur se autoritetet shqiptare mund të kërkojnë mbështetjen e Qendrës së Ekspertizës së Kongresit për Qeverisjen Shumënivelëshe, e cila ka përvojë në asistimin e vendeve anëtare gjatë proceseve të reformave territoriale.

KE: Nuk vendosim sa bashki duhet të ketë Shqipëria

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës ka sqaruar se nuk është në kompetencën e tij të përcaktojë numrin e bashkive apo modelin territorial që duhet të ndjekë Shqipëria.

“Vendimet lidhur me organizimin e strukturave territoriale janë përgjegjësi e autoriteteve kombëtare”, thuhet në përgjigjen e raportuesve.

Në të njëjtën kohë, Kongresi vijon të monitorojë përputhshmërinë e zhvillimeve në Shqipëri me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe ofron mbështetje përmes dialogut, shkëmbimit të praktikave të mira dhe bashkëpunimit, me synim forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...