29.8 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Atentat në Elbasan/ 41 vjeçari mbetet i vrarë në makinë, plagoset dhe bashkëshortja e viktimës

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej” ku ka pasur një përplasje, por ende nuk dihen rrethanat. Personi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Everes Çaka ose i njohur më parë si Ibrahim Çaka është viktima nga atentati, teksa trupi i tij ndodhet ende në makinë.

Ai ndodhej brenda një automjeti kur është vrarë me armë zjarri, ndërsa në makinë ndodhej edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka.Ajo ka marrë një plumb në pjesën e dorës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e krimit.

Everest Çaka është djali i tezes së Arjan Spahiut ekzekutuar në nëntor në Molembeek të Belgjikës. Spahiu ka qenë autor i dyshuar i vrasjes së Gëzim Alikajt, disa vite më parë

Kujtojmë se disa vite më parë po në një atentat në Barcelonë ka humbur edhe vëllanë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...