12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Atentati në Athinë: Shqiptari vritet , tjetri u plagos rëndë ,u sulmuan nga grupi rival

Një atentat i rëndë ka ndodhur sot në Athinë, ku 47-vjeçari Irakli Davella u vra me plumb në kokë dhe 46-vjeçari Edi Lolo u plagos rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones, dhe e ka tronditur komunitetin lokal.

Sipas raportimeve nga mediat greke, dy autorët e sulmit ishin të veshur me rroba të zeza dhe u afruan te viktimat në këmbë, duke qëlluar me breshëri plumbash. Ata përdorën një makinë të bardhë të vjedhur në Patisia vetëm disa ditë më parë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Irakli Davella, që ka pasur dhe nënshtetësinë greke, vdiq menjëherë nga plagët e marra në kokë, ndërsa Edi Lolo, i cili ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në bark, është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia greke dyshon se motivi i atentatit mund të ketë qenë një grindje mes grupeve rivale. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se fillimisht menduan se ishin fishekzjarre, por më pas, kur panë viktimat, kuptuan se kishte ndodhur një krim.

Davella kishte lidhje të ngushta me disa mafiozë grekë të njohur, të cilët janë ekzekutuar gjatë viteve të fundit, duke përfshirë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Të katër, përfshirë Davella, kishin qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Athinë.

Për këtë atentat, autoritetet greke po zhvillojnë hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërkohë që janë duke analizuar lidhjet kriminale të viktimave dhe mundësitë e lidhjeve të tjera që mund të kenë ndikuar në këtë ngjarje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

0
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...