28.5 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Autoritetet belge kanë goditur bandën shqiptare të kokainës / Arrestimi i nipave të deputetit të PS kalon pa zhurmë(Emrat)

Në vitin 2017, në dhjetë supermarkete gjermane në Bavari u zbulua një sasi prej të paktën 200 kg kokainë. Punonjësit e supermarketeve e gjetën drogën të fshehur në kutitë e bananeve. Lajmi bëri bujë jo vetëm në median gjermane, por edhe në Shqipëri.

Banda që trafikonte kokainën përbëhej nga shqiptarë. Policia gjermane nisi hetimet duke gjurmuar kutitë e bananeve. Hetimi i çoi ata në Amerikën Latine. Trafikantët e fusnin drogën në kutitë e bananeve. Më pas ngarkesa vinte nga Ekuadori për në portin e Hamburgut. Prej andej shpërndahej me kamionë në magazinat ku frutat piqeshin plotësisht. Shqiptarët mbërrinin te këto magazina dhe merrnin lëndën narkotike. Pasi mësuan skemën, policia gjermane arrestoi 14 persona dhe ata dolën në gjyq për trafikun e të paktën 1.2 ton kokainë.Por policët gjermanë nuk u ndalën me kaq. Hetimet vazhduan edhe më tej. Sipas Policisë Bavareze, ata zbuluan një tjetër rrjet shqiptar, i cili e shpërndante drogën nga Amerika e Jugut drejt tregjeve europiane. Ata përdornin portin e Antverpës dhe bazën e tyre e kishin në Belgjikë.

Falë informacioneve nga Gjermania, autoritetet belge kanë goditur bandën shqiptare, të cilën revista gjermane Spiegel e quan kartel.

“Tonelata kokainë, vite kërkim për të dhëna nga Bavaria në Amerikën e Jugut, hetime të kujdesshme dhe tani vjen suksesi: falë informacioneve decizive nga zyrtarët e Policisë Kriminale Bavareze, policia belge ka arrestuar dy prej lordëve më të mëdhenj të drogës në Europë. Më 15 dhe 16 dhjetor, forcat belge bastisën 20 banesa dhe arrestuan 17 persona në kuadër të operacionit në shkallë të gjerë të quajtur ‘Action Day’. Në total u arrestuan 17 persona, u kapën qindra mijëra euro dhe u konfiskuan 187 kg kokainë,” thekson policia bavareze.

Se cilët janë lordët e drogës, kjo nuk thuhet. Ajo që dihet është se në këtë operacion është arrestuar nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Bëhet fjalë për shtetasin Ramazan Rraja, një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Në pranga ka rënë edhe Fjoralb Rraja.

Në çdo vend tjetër normal, ky lajm do kishte shkaktuar një tërmet në qeverisje. Në Shqipëri, goditja e karteleve, edhe kur ato kanë fije të lidhura me emra të qeverisjes socialist, kalon pa zhurmë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...