27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Babi, dalim një darkë, se ndoshta nuk shihemi më” – Letra prekëse e babait të motrave Dhimaku

Humbja e motrave Ela (22 vjeçe) dhe Rezi (20 vjeçe) Dhimaku në një aksident tragjik më 24 gusht, ka lënë të tronditur mbarë opinionin publik. Dy të rejat po udhëtonin me një automjet tip Lancia drejt Sarandës, kur u përplasën fatalisht me një Audi të drejtuar nga një 23-vjeçar.

Në emisionin “Për shqiptarët” u lexua letra e babait të tyre, një rrëfim rrënqethës mbi momentet e fundit me vajzat.
“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë. Më thanë: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. Nuk pranova, sepse mendova për kursimin e lekëve, për kurimin e djalit tim. Sot, më ndjek në shpirt silueta e tyre, te dera, me kokën ulur…”, shkruan ai.

Motrat Dhimaku ishin mbështetja kryesore e familjes. Ato punuan si shitëse ambulante në Sarandë gjatë verës, për të mbledhur para për kurimin e vëllait të tyre 7-vjeçar, Islit, i cili prej 4 vitesh lufton me leuçeminë.
“Çdo qindarkë e fituar i afronte më shumë me shërimin e vëllait. Elvisa sapo kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, ndërsa Rozina ndiqte vitin e tretë për infermieri. Ëndërronin të bëheshin dikushi, por mbi të gjitha, të shëronin vëllain.”

Sot, shtëpia e familjes Dhimaku është e mbuluar nga zia. Dy motrat që përbënin forcën dhe shpresën e prindërve nuk janë më.
“Në atë natë të zezë humba gjithçka. Zemra më çau në gjoks kur mora telefonatën: ‘Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë’.”

Shpresa e vetme që i mban gjallë prindërit është Isli, i cili vazhdon betejën me sëmundjen. Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet e kurimit jashtë vendit, duke i dhënë kësaj familjeje një rreze drite në mes të dhimbjes së pamasë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...