24.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Balla pas protestës: “Kush godet Policinë e Shtetit, godet vetë shtetin”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të seancës plenare, duke komentuar protestën e zhvilluar jashtë Kuvendit dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Balla dënoi dhunën ndaj uniformave blu dhe shprehu solidaritet me katër efektivët e policisë që, sipas tij, u plagosën gjatë protestës.

“Shpreh solidaritetin e plotë me Policinë e Shtetit. Uroj shërimin e shpejtë të katër punonjësve të policisë së plagosur. Në një vend si Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, nuk mund të tolerohet dhuna dhe çdo person që godet Policinë e Shtetit, godet vetë shtetin”, tha Balla.

Sipas tij, ngjarjet e regjistruara gjatë protestës nuk lidhen me shqetësimet e qytetarëve, por me një përpjekje për të krijuar tension dhe për të dëmtuar imazhin e vendit.

I pyetur nga gazetarët nëse hedhja e vezëve ndaj institucioneve konsiderohet dhunë, Balla u shpreh se situata nuk lidhet vetëm me këtë veprim, por me përplasjet më të gjera që, sipas tij, kanë sjellë dëmtime ndaj punonjësve të policisë.

Deputeti socialist akuzoi organizatorët e protestës se po tentojnë të rikthejnë skenarë të dhunës së viteve 1997-1998, duke paralajmëruar se pamjet e tilla mund të ndikojnë në imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik.

“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vezë, por për akte dhune barbare. Përpjekjet për ta kthyer Shqipërinë në skenarë dhune si ato të viteve 1997, 1998 nuk do të kenë sukses. I gjithë synimi është të dëmtohet sezoni turistik dhe ekonomia turistike e vendit”, u shpreh Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...