22.7 C
Tiranë
Thursday, July 23, 2026

Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: “Jemi në mes të punës”

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, ka kërkuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të këtij komisioni, duke argumentuar se procesi është ende larg përfundimit.

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Boçi deklaroi se komisioni nuk mund të mbyllet pa përfunduar dëgjesat me qytetarët, pa analizuar rezultatet e reformës së vitit 2014 dhe pa hartuar e diskutuar raportin përfundimtar.

“Komisioni është në mes të punës së tij. Nuk mund të kërkohet një reformë apo një raport përfundimtar, kur komisioni nuk ka zbatuar kalendarin dhe nuk ka ende një produkt”, u shpreh Boçi.

Sipas deputetit demokrat, dëgjesat nuk janë zhvilluar ende për Tiranën, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së vendit, ndërsa nuk janë dëgjuar as komunitetet që kanë paraqitur kërkesa pranë komisionit.

Boçi akuzoi shumicën socialiste se po kërkon ta mbyllë komisionin pa respektuar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe parlamentar. Sipas tij, pas kësaj lëvizjeje fshihet synimi për shkrirjen e disa bashkive pa u konsultuar më parë me qytetarët, përfaqësuesit vendorë dhe kryetarët e bashkive.

“Ajo që po bëni është politike. Doni të shkrini bashki që ofrojnë shërbime dhe garantojnë përfaqësimin e qytetarëve në pushtetin vendor. As deputetët e shumicës dhe as kryetarët e bashkive nuk e dinë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të komisionit, Boçi bëri të ditur se kërkesa për zgjatjen e mandatit është paraqitur zyrtarisht, duke u bërë thirrje deputetëve që të votojnë për shtyrjen e afateve.

Sipas tij, një vendim i tillë do të garantonte seriozitetin e procesit dhe do të mbronte autoritetin e Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhupa përplaset me mazhorancën në Kuvend: “Keni frikë nga veza, qytetarët po përballen me...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në Kuvend pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas...

Balla akuzon protestuesit për dhunë ndaj policisë: “Persona me lidhje me Gardën Revolucionare të...

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit, duke shprehur solidaritet me...

WhatsApp sjell ndryshimin e madh të privatësisë, përdoruesit do të mund të komunikojnë pa...

0
WhatsApp pritet të prezantojë një funksion të ri që do t’u lejojë përdoruesve të komunikojnë në platformë pa pasur nevojë të ndajnë numrin e...

Zjarret në Fier dalin jashtë kontrollit, arrestohet 58-vjeçari dhe procedohet 78-vjeçarja

0
Dy persona janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore në Fier, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre për djegien e mbetjeve bimore, por flakët kanë dalë...

Balla pas protestës: “Kush godet Policinë e Shtetit, godet vetë shtetin”

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të seancës plenare, duke komentuar protestën e zhvilluar jashtë Kuvendit dhe...