28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

BE-ja propozon sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë/ Ursula von der Leyen: “E rëndësishme të mbahet presioni maksimal ndaj Putinit”

Komisioni Evropian tha të martën se po propozon një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë, e cila synon “të shtrihet edhe më thellë në ekonominë ruse”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Masat e propozuara përfshijnë një ndalim të importit të qymyrit nga Rusia me vlerë 4 miliardë euro në vit (ose rreth 4.3 miliardë dollarë).
“Kjo do të shkurtojë një burim tjetër të rëndësishëm të të ardhurave për Rusinë,” tha von der Leyen.

Komisioni po propozon gjithashtu një ndalim të plotë të transaksioneve në katër banka kryesore ruse, mes tyre VTB, banka e dytë më e madhe ruse, si dhe një ndalim për anijet ruse për të hyrë në portet e BE-së.

“Disa përjashtime do të mbulojnë gjërat thelbësore si produktet bujqësore dhe ushqimore, ndihmat humanitare si dhe energjinë. Për më tepër, ne do të propozojmë një ndalim për operatorët e transportit rrugor rusë dhe bjellorusë. Ky ndalim do të kufizojë në mënyrë drastike mundësitë për industrinë ruse për të marrë mallra kyçe”, tha Von der Leyen në një deklaratë.

Paketa e re e sanksioneve propozon gjithashtu ndalime të mëtejshme të synuara për eksportet në Rusi, me vlerë 10 miliardë euro (rreth 10.9 miliardë dollarë), duke përfshirë teknologji të tilla si kompjuterët kuantikë dhe gjysmëpërçuesit e avancuar, por edhe makineri të ndjeshme dhe pajisje transporti.

“Ne po punojmë për sanksione shtesë, duke përfshirë importin e naftës, dhe po reflektojmë mbi disa nga idetë e paraqitura nga shtetet anëtare, të tilla si taksat ose kanalet specifike të pagesave si një llogari ruajtjeje,” tha presidenti i Komisionit Evropian.

“Është e rëndësishme të mbahet presioni maksimal ndaj Putinit dhe qeverisë ruse në këtë pikë vendimtare,” shtoi ajo.
Shtetet Anëtare të BE-së do të duhet të nënshkruajnë propozimin e Komisionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...