14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“BE nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare e tij”/ Erdogan: “Do të bëjmë çfarë është e nevojshme për qetësinë e Ballkanit”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka folur në konferencën e sotme për Ballkanin dhe rolin e Turqisë. Ai tha se si një vend anëtar i NATO-s, Turqia do bëjë çfarë është e nevojshme për qetësinë e Ballkanit duke siguruar një të ardhme të paqtë.

“Më shumë se sa të flasim për qasjen e BE-së, të flasim për qasjen e NATO-s sepse BE nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare e tij. Vetëm një kapitull kemi parë, kemi diskutuar ndërkohë që taktika e sjelljes vërdallë vijon akoma. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona siç kemi bërë deri më sot. Në lidhje me Ballkanin, jemi të mendimit se është e rëndësishme qetësia dhe qëndrueshmëria e Ballkanit, ndaj ne do të bëjmë çfarë është e nevojshme për qetësinë e Ballkanit, duke siguruar një të ardhme të paqtë, do jemi një nga vendet që e garanton këtë.

Unë nuk jam i kapur ngushtë sepse miqësia, rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme. Brenda vëllazërisë ka lloj-lloj mbështetjesh që e kapërcejnë borxhin.

Ne ndërtuam këtë projekt në mënyrë të shpejtë dhe të njëjtën po bëjmë dhe me vepra historike dhe të gjitha po i bëjmë të bazuar në rregullat e vëllazërisë. Mos kërkoni asgjë tjetër poshtë kësaj, ne jemi vëllezër. Nuk duhet ta vini mëdyshje asnjëherë se çfarë do të ndodhë”, tha Erdogan.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...