27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Presidenti Erdogan: “FETO përbën një kërcënim të madh, pritshmëria jonë është që të ndërmerren hapa më konkretë vendimtarë”

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, presidenti Erdogan u shpreh se fakti që FETO gjen ende fushë veprimi në Shqipëri e lëndon popullin turk.

Presidenti Erdogan tha se pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa vendimtarë kundër kësaj organizate terroriste.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, gjatë fjalës së tij, sugjeroi, që në Shqipëri, ministritë e Turizmit dhe Kulturës të shkrihet në një.

Ai tha se kjo metodë ndiqet prej 19 vitesh në Turqi dhe ka pasur efikasitet. Erdogan, theksoi më tej se organizata terroriste Feto, që në 2016 tentoi të bënte një grusht shteti, është shtrirë edhe në Shqipëri.

“Ne vlerësuam edhe luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO-s. Kjo organizatë terroriste tentoi të bënte një grusht shteti të dështuar që kishte në shënjestër demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka duart të lidhura më gjakun e të pafajshmëve përbën një kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë por për cdo vend ku është pranishme. Fakti që FETO është ne gjendje  të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë dhe bijtë e të cilëve kanë rënë dëshmor. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë vendimtarë, dhe më të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri,

Ne diskuam edhe për marrëdhëniet tona ekonomike. Besojmë se në një kohë të shkurtër do e arrijmë objektivin tonë. Po të shtojmë shërbimet e kontraktimit, Turqia është investitori më i madh në Shqipëri. Më shumë se 600 kompanitë tona ofrojnë vende pune. Këto shifra do të rriten akoma dhe më shumë. Duam të zgjerojmë marrëdhëniet.

I qëndrojmë Shqipërisë në ditë të mira dhe ditë të vështira. Do të shohim çfarë do të bëjmë me paketat turistike. Ne për 19 vite ministrinë e turizmit dhe kulturës i kemi në një çati të vetme. Ne nuk do t’i ndajmë ministritë. Nuk është një sinjal kjo për ju. Nëse ju jeni të kënaqur kështu vazhdoni. Inshallah sot do të përurojmë edhe një institucion tjetër, e do t’i vazhdojmë përpjekjet. Inshallah sot do të përurojmë xhaminë e Et’hem Beut. Së bashku me Kullën e Sahatit, xhamia është një nga trashëgimitë kulturore më të rëndësishme të Tiranës. Me mikun tim të vyer Edi Rama, ne rishikuam me detaje marrëdhëniet tona në nivel strategjik.
Urojmë që vendimet që kemi marrë do të jenë të dobishme e po ashtu të gjithë banorët apo qytetarët që do të banojnë në banesat e reja që inauguruam sot, në emrin tim personal i uroj një jetë të gjatë të shëndetshme të gjithë banorëve. Faleminderit shumë!”, tha Erdogan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...