28.5 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

BE paralajmëron Turqinë për tensionet Mesdhe

Bashkimi Europian ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për “provokime dhe presione” ndaj Greqisë mbi burimet e energjisë dhe kufijtë detarë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i bëri thirrje Ankarasë “të përmbahet nga veprimet e njëanshme” në Mesdheun lindor.

Duke folur sot gjatë një takimi të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, zonja von der Leyen u tha gazetarëve se BE donte “një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Turqinë dhe kjo do të ishte gjithashtu në interes të Ankarasë”.

“Por do të funksionojë vetëm nëse provokimet dhe presionet ndalojnë. Prandaj ne presim që Turqia tani e tutje të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Në rast të veprimeve të tilla të reja nga Ankara, BE do të përdorë të gjitha instrumentet dhe opsionet e saj në dispozicion. Ne kemi një sërë mjetesh që mund t’i zbatojmë menjëherë.”

Pas takimit të tyre natën vonë, anëtarët e BE-së ranë dakord të rishikojnë sjelljen e Turqisë në dhjetor dhe të vendosin sanksione nëse “provokimet” nuk do ndalen.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, duke postuar në Twitter pas takimit, tha: “BE lëshon një kërcënim të qartë sanksionesh kundër Turqisë nëse ajo vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar”.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE po i ofron Turqisë marrëdhënie më të ngushta në tregti dhe fusha të tjera, por mban kërcënimin e sanksioneve nëse tensionet në Mesdhe nuk ulen.

Më parë, Turqia dhe Greqia krijuan një linjë telefonike ushtarake në përpjekje për të ulur rrezikun e përplasjeve në rajon.

Tensionet u rritën më herët këtë vit kur Turqia dërgoi një anije në një zonë të diskutueshme për të kërkuar depozita potencialisht të pasura të naftës dhe gazit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...