34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Zgjatet paraburgimi për Hashim Thaçin dhe bashkë të akuzuarit: Dyshime për pengim të drejtësisë

HAGË – Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, si dhe për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, në kuadër të hetimeve për pengim të administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, e cila argumenton se masa është e nevojshme dhe proporcionale, duke përmendur rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e ndërhyrjes në procesin gjyqësor nga ana e të akuzuarve.

Sipas Masselot, dyshimi i bazuar për përfshirjen e Thaçit në veprat penale për të cilat akuzohet, mbetet i qëndrueshëm, ndërsa mundësia për pengim të dëshmitarëve është ende reale.

Aktakuza e re: Bashkëpunim për të ndikuar në dëshmitarë

Në dhjetor 2024, ndaj Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, dhe tre të pandehurve të tjerë, u ngrit një aktakuzë e re, që i ngarkon me veprën penale të pengimit të personave zyrtarë në ushtrimin e detyrës.

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), gjatë periudhës prill 2023 – nëntor 2024, Thaçi u ka dhënë informacione konfidenciale për dëshmitarët e ZPS-së Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit.

Më tej, akuzohen se kanë bashkërenduar tri grupe të veçanta, të përbëra nga personat e mësipërm dhe të tjerë ndaj të cilëve ende nuk është ngritur aktakuzë, me qëllimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor që po zhvillohet për krime të supozuara lufte.

Kjo çështje ngre shqetësime serioze për integritetin e procesit gjyqësor dhe për sigurinë e dëshmitarëve, një aspekt të cilin DhSK e ka theksuar vazhdimisht si prioritet në gjykimet për krime lufte.

Hetimet për këtë dosje vazhdojnë, ndërsa procesi kryesor ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkëakuzuarve për krime lufte është ende në zhvillim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...