17.5 C
Tiranë
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Berisha akuzon Ramën për marrëdhënie të dyshimta me Pronarin e Gunvorit, bën thirrje për hetim

Në një fjalim gjatë një proteste në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për marrëdhënie të dyshimta me pronarin e Gunvorit, rusin Timçenko. Berisha tha se Rama ka zhvilluar takime të fshehta me Timçenkon, një mik i njohur i presidentit rus Vladimir Putin.

Berisha theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar Timçenkon me një gjobë prej 660 milionë dollarësh për akuzat e korruptimit në Ekuador dhe bëri thirrje për hetim mbi lidhjet e mundshme të Ramës me pronarin e Gunvorit.

Dje një mik sekret i ngushtë i Edi Ramës, pronari i Gunvorin, rusi Timçenko me të cilin Rama fshehtas dhe zyrtarisht është takuar së paku 4 herë, me mikun e Putinit. Del tani se ortaku i tij ruan paratë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt të inceneratorëve. SHBA e dënuan atë me 660 mln dollarë gjoba sepse kishte korruptuar zyrtarë në Ekuador. Po Edi Rama sa ka marrë nga Gunvor, çfarë marrëveshjes sekrete ka bërë me të. Presim ne ta hetojë njeri? Jo. Duhet ta rrëzojmë me çdo kusht, duhet ti japim duart. Mosbindja civile është rruga e vetme. Ish-presidenti Donald Trump në një fjalim dje foli për McGonigalin. Tha se ai ka marrë para ruse. Në fakt ai ka marrë para ruse, por ka marrë edhe paratë e Edi Ramës.

A do të pranojmë ne. Jo miq nuk mund të pranojmë. Kjo betejë është vendimtare. Liria, dinjiteti ynë nuk kthehen kurrë pa votën e lirë. Me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Me Edi Ramën ka vetëm dhunim vote. Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të pavarur, por ka drejtësi të partisë, të shtetit një partiak, antidrejtësi për qytetarët. Por kur nuk voton, kur nuk ke drejtësi, çfarë mbetet nga liritë e tua. Nuk mbetet asgjë. Liria kërkon sakrifica nga ne miqtë e mi. Liria kërkon nga shqiptarët ato sakrifica që kanë bërë në të gjitha kohërat, kundër pushtuesve të egër. Ky është një pushtues nga më të këqijtë që ka pasur Shqipëria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT