10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Berisha: “Rama dhe Lubi Balluku plaçkitën pasuritë kombëtare” – Akuzat e forta në Ditën e Rinisë

Në Ditën e Rinisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë socialiste për shkelje dhe vjedhje të pasurive kombëtare, duke përmendur veçanërisht Belinda Ballukun, e pezulluar nga detyra dhe e marrë nën hetim nga SPAK për aferat me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Berisha deklaroi:
“Rama instaloi regjimin më kleptokratik që kanë njohur shqiptarët. Kurrë ky komb nuk ka pasur një dyshe të tillë si Rama dhe Lubi Balluku, që e kanë vjedhur as 1-100 të asaj që kanë vjedhur këta mostra të grabitjes së pasurive kombëtare. A është sot i pari kryeministër në historinë e Europës që mbron vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij?”

Ai shtoi se gjatë 10 viteve të sundimit të tij, kryeministri Rama ka forcuar emigracionin masiv, duke nxjerrë jashtë vendit mbi 700 mijë të rinj:
“Me ndihmën e Soros, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, për të varrosur idealet e Dhjetorit. Shpresa e vetme për të përmbysur narkoregjimin është rinia shqiptare, gjenerata Z, ajo që ka bërë historinë në Europë dhe që ka përmbysur diktaturën në Bangladesh,” tha Berisha.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur qeveria shqiptare dhe SPAK janë përfshirë në hetime të rëndësishme mbi projektet infrastrukturore të kontestuara, ndërsa opozita i drejtohet rinisë shqiptare si shpresë për ndryshime demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...