22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Osman Stafa: “Ne duhet të pastrohemi, shqiptarët besojnë tek ne” – Përkujtim i 8 Dhjetorit dhe sfidat e Partisë Demokratike

Gjatë një takimi të zhvilluar në Qytetin Studenti, aktivisti Osman Stafa përkujtoi kontributin e qytetarëve dhe studentëve në 8 dhjetorin e vitit 1990, një moment historik që shënoi lindjen e pluralizmit dhe krijimin e Partisë Demokratike.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe krenisë për arritjet 35-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, duke kritikuar goditjet që, sipas tij, kanë pësuar familja dhe shoqëria shqiptare në dekadat e fundit. Stafa gjithashtu u ndal tek nevoja për përkushtim kolektiv në përmirësimin dhe pastrimin e “shtëpisë së përbashkët”, duke përfshirë Partinë Demokratike dhe vendin.

Në fjalimin e tij, Stafa u shpreh:
“Ne disa faza i kemi kaluar, por jo çdo fazë e tij ka treguar që e pjek burrin. Ne kemi nevojë për më shumë mirëkuptim me njëri-tjetrin, për tolerancë dhe për të qenë më të vendosur.”

Ai shtoi më tej:
“E fundit që do të sugjeroja, ka një parim: nëse një pjesëtar familjeje në darkë lëviz dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes. Unë atë pjesëtar të familjes e pastroj. Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor Berisha, ne duhet të jemi vetvetja. Shqiptarët shpresojnë dhe besojnë tek ne.”

Deklaratat e Stafës u pritën me vëmendje nga të pranishmit dhe u fokusuan tek nevoja për unitet, transparencë dhe përkushtim ndaj idealit demokratik, duke nënvizuar rolin e Partisë Demokratike në historinë dhe të ardhmen e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...