34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha: “Rama, injorant që rreh gjoksin se s’ka master, ka konceptin e etërve të tij, kërkon arsim selektiv”

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se është një fatkeqësi kombëtare dhe se ka konceptin e etërve të tij për arsimin.

“Në mënyrë të padiskutueshme ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Suksesi i kësaj gare është sukses për PD dhe demokracinë në Shqipëri. Ftoj ju kryetarët e grupeve , anëtarët e grupeve të punës të bëjnë promovimin tek anëtarësia jonë, tek simpatizantët por edhe tek qytetarët  të këtij procesi. Do të thoja një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në vend. Sot jemi në situatë kritike, e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në procesin  e primare dhe një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijërave të revoltuarave të qytetarëve për organizimin e protestave. Unë kuptoj të gjithë ata qytetarët që nuk kanë mirëpritur shtyrjen e protestave. E shohin protestën si një domosdoshmëri ndaj  një qeverie që nuk njeh ligj, normë e standard. Një qeveri që me veprimet e saj vjedh qytetarët shqiptarë, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de facto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Një njeri që mashtron në çdo gjë, kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë. Një injorant që mburret se nuk ka master e dektoratë. ndërpreu për 8 vite doktorata në universitetet e vendit, duke harruar se është komponent jetik. Kalon nga takimi në takim dhe rreh gjoksin duke thënë se nuk ka as master e as doktoratë. Por nuk ke sepse nuk ke mend, dhe tani gjithë këtë duf ua nxjerr pedagogëve. çfarë është ky, çfarë produkti është ky. Edhe thotë le të rrinë ata me 5-6, nuk e lëvizin mesataren. O do të lëvizësh mesataren ose do të ikësh. U thotë të rinjve nuk e ul mesataren. Nuk mund të konceptohet të kalojë njeriu deri këtu. Ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...