31.1 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Deputetja Xhixho thirrje qeverisë: “Kërcënimet dhe presionet të papranueshme, plotësoni kërkesat”

Deputetja e PL Erisa Xhixho me anë të në deklarate për mediat tha se “kryeministri Rama në vend që të jepte zgjidhje për protestën e drejtë të pedagogëve që vazhdon me javë, vendosi t’i kërcënojë”.

Ajo deklaroi se “ndërkohë që bën rritje qesharake të pagave të pedagogëve, në fakt rritjen ia faturon universiteteve tona të vafra”, ndërsa tha po ashtu se “ssnjë fjalë nuk u tha sot për studentët që përballen me rritje të qirasë së shtëpive”.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që “të lërë kërcënimet dhe presionet që janë të papranueshme dhe që nuk trembin askënd, por të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve”.

Deklarata e plotë: 

 

 

Të nderuar qytetarë,

Sot kryeministri, në vend që të jepte zgjidhje për protestën e drejtë të pedagogëve që vazhdon me javë, vendosi t’i kërcënojë.

Në vend që të merrte vendime e të bënte gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, u ofroi alternativë bangladeshasve universitarë.

Ndërkohë që bën rritje qesharake të pagave të pedagogëve, në fakt rritjen ia faturon universiteteve tona të vafra.

Asnjë fjalë nuk u tha sot për studentët që përballen me rritje të qirasë së shtëpive që shkojnë deri 300-400 euro, rritja e çmimeve të ushqimeve, transportit, veshjeve etj.

Studentët prej javës kërkojnë më të drejtë të mbështeten me 100 euro pagesë mujore, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Pra e gjithë mbështetja e kërkuar nuk është sa Anglia dhe as sa Franca, por sa Kosova.

Po Kosova sot jep 100 euro në muaj për çdo student për të përballuar kostot e rritura të jetesës, ndërkohë qeveria shqiptare që ka dhënë 0 mbështetje, u tregon derën dhe jep alternativën e mbushjes së auditorëve me bangladeshas.

Qeveria t’i lërë kërcënimet dhe presionet që janë të papranueshme dhe që nuk trembin askënd, por të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve.

Mbështetja jonë për protestën është e plotë dhe jemi në krah të studentëve dhe pedagogëve.

Nuk mundet që pedagogët dhe studentët të paguajnë që Edi Rama dhe qeveria të vjedhin miliona.

Plotësoni kërkesat e studentëve dhe pedagogëve që sa më parë të normalizohet jeta akademike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...