24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Berisha: ”Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës”

 

Berisha është shprehur duke ngritur akuza se fjalimi i Ramës është shkruar në Beograd. Sipas tij, ky fjalim kishte qëllim demonizimin e kryeministrit Albin Kurti.

Fjala e Berishës: 

Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit. E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...