25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Spiropali replikon me Berishën: Nuk është tradhtar, por do më shumë partinë se atdheun

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se në sallën e Kuvendit është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Spiropali tha askush në sallën e Kuvendit nuk është tradhtar, madje as vetë Berisha.

“Pak ditë më parë, një mendje e mbrapsht, një psikikë e sëmurë llahtarisi opinionin publik. Dikush kishte balsamosur një shqiponjë. Simboli shqiptar ishte lënë të thahej në diell, me shpresë për t’u treguar nesër si tërheqje turistike ku shitje mish me tym duhani. Kështu do të desh armiku të ishim, do të thoshin dikur Rilindasit tanë. Kështu do të na desh armiku, të mbërthyer në tela. Mbase do të thoshte secili, nga ata etër të kombit që flisnin për bashkim apo errësirë, edhe kur nxitonim që t’i kthenim fytyrën territ. Ne shpesh iu kemi dhënë shërbesë edhe armiqve. Tashmë po vjen një ditë, fiks disa që ka ardhur sot. Selam Sali se dhe për ty e kam. Kurrë ndonjëherë tjetër nuk ka qenë më e madhe, shqiptaria e dy anëve të Drinit. Si kurrë më parë, vërtetë me një mijë siklete, Shqiptaria është me duart të zgjidhura sot. Sot Shqipëria ulet me dinjitet, aty ku më parë do të ishte e pamendueshme të afroheshim.

Java e fundit e shtatorit ishte agresion që frymëzohej nga fashizmi i ethshëm i Millosheviçit. Një polic i Republikës, u vra. Brenda pak orësh policia e Kosovës dha përgjigjen e duhur. Kusuri u largua matanë kufirit. Duke dënuar me forcë agresionin që në ditën e parë, dhe jo siç thonë ça që marrin peng banaqet e mediave. Të ngrihemi mbi retorikën që shihet nga data e zgjedhjeve. Në këtë sallë është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Këtu është derdhur më shumë helm se sa ka ujë Drini në pranverë. Nuk besoj se në botën e sotme ka heronj të gjallë, pasi të gjallët kanë kohë të gabojnë. Nuk besoj se në vend ka tradhtar. Për mua, Saliu që është delenxhiu më i madh, s’është tradhtar, por ka dashur më shumë pushtetin e tij. Ai zgjidhte partinë para atdheun dhe Nokën para Flamurit, meqë e pash këtu”, tha Spiropali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...