13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Berisha reagon për dhunën në Vlorë: “Krimi dhe uniforma ndajnë të njëjtën tavolinë”

Pas publikimit të pamjeve të dhunës së ushtruar ndaj një kamarieri në një hotel në Vlorë, lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar me një shënim në Facebook, duke dënuar ashpër ngjarjen ku i përfshirë ishte edhe një efektiv policie jashtë shërbimit.

“Akt dhune dhe krimi! Ish-shefi i krimeve në Vlorë godet kamarierin 17-vjeçar për fajin e vetëm se ju solli një shishe uji tepër! Dënoj me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim”, shkruan Berisha.

Në reagimin e tij, ish-kryeministri e cilëson këtë episod si një skandal që tregon përkeqësimin e rendit dhe bashkëpunimin mes krimit dhe strukturave të policisë.

Një super skandal ka ndodhur në Vlorë mbrëmë, është dhunuar kamarieri 17 vjeçar për 1 shishe ujë më tepër që çoi në tavolinë. Ardian Isufi, ish shefi i qarkullimit Vlorë se bashku me Laert Bimon, një person me rekorde të rënda kriminale kanë dhunuar kamarierin për shkak se ai ju dha një bidon më shumë me ujë.
Ngjarja skandaloze e kryer nga njerëz skandalozë dhe kriminelë ka ndodhur mes turistëve dhe klientëve.
Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë, në momentin që kur krimi dhe uniforma e shtetit ndajnë tavolinën bashkë!

Pamjet e dhunës, të shpërndara në rrjetet sociale, kanë ngjallur indinjatë të gjerë publike, ndërsa ngjarja është nën hetim nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...