34 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Sarandë – 21-vjeçari kanos me thikë një 41-vjeçar dhe e ndjek me makinë, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas një episodi të dhunshëm dhe kërcënues.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu me inicialet M. B., banues në lagjen nr. 3 të Sarandës, akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet paraprake tregojnë se ai ka kërcënuar me thikë shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i shkaktuar dëmtime mjetit që ky i fundit po drejtonte.

Pamje të këtij incidenti janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Policia njofton se automjeti i përdorur nga autori i dyshuar, Mariglen Bajrami, është sekuestruar, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...