28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Biznesmeni shqiptar është zhdukur në ishullin e Rodosit,hotelierë në zonë i kishin borxhe

Një 46-vjeçar shqiptar është zhdukur në ishullin e Rodosit, në Greqi. Sipas mediave greke, Dzani Topali ka humbur gjurmët mbrëmjen e së dielës.

Shqipëri cilësohet si një kontraktor i njohur në fushën e ndërtimit dhe zhdukja e tij po kthehet në një thriller të vërtetë.

Sipas “Dimokratiki tis Rhodes”, punonjësit e policisë që po kryejnë një hetim të plotë, gjetën makinën e tij Honda CRV 4×4 me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies, në një pikë mermerësh në zonë.

Një dëshmitar ka parë makinën në vendngjarje që prej mëngjesit të së hënës, ndërsa nga hetimet në kompaninë e celularëve u zbulua se celulari i tij ka pushuar së funksionuari në mbrëmjen e së dielës.
Teksa zhdukja 46-vjeçarit, baba i tre fëmijëve u raportua mbrëmjen e së dielës, një kamerier në një restorant në Falirak ka dëshmuar se ai ka ngrënë së bashku me dy bashkatdhetarë të tij dhe një djal 10-vjeçar në dyqan të hënën pasdite.
Përveç kësaj, ka një deklaratë nga një ushtar që thotë se Topali ka qëndruar në zonë në të njëjtën ditë dhe orë.

“Dimokratiki tis Rhodes” gjithashtu raporton se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet, ndërsa është për t’u habitur fakti që 46-vjeçari nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier.

Ky i fundit do t’i paguante 30.000 euro për punën që kishte bërë. Hotelieri e kërkoi dhe kontaktoi me njerëz të njohur të Topalit, por askush nuk e di se ku ndodhet 46-vjeçari. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës, ku do të zhvillohej takimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...