26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Policia paralajmëron për mashtrimet online me kredi: Kujdes me të dhënat personale dhe bankare

Një mashtrim online po shënjestron qytetarët me oferta të rreme për kredi, me qëllim marrjen e parave nga të gjithë ata që bien në grackë. Policia e Shtetit njofton se persona të panjohur përdorin faqe të dyshimta, rrjete sociale dhe mesazhe elektronike për t’u prezantuar si përfaqësues të institucioneve financiare.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe këshillojnë qytetarët që të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare me persona të paidentifikuar. Policia rekomandon gjithashtu verifikimin e çdo informacioni dhe komunikimin direkt me faqet zyrtare të bankave përpara se të aplikojnë për kredi.

“Policia e Shtetit këshillon qytetarët të mos dërgojnë para, të dhëna bankare apo dokumente personale te persona të paidentifikuar apo faqe interneti të pasigurta. Përpara se të aplikojnë për kredi, të verifikojnë gjithmonë informacionin dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me personelin bankar duke përdorur kontaktet zyrtare të publikuara në faqet e bankave përkatëse,” thuhet në njoftim.

Qytetarët ftohen që çdo rast të dyshimtë për mashtrim të denoncohet menjëherë pranë Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe hetimin e këtyre veprave penale. Policia mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik dhe apelon për kujdes, verifikim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...