26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“‘E gjithë Shqipëria e di që Ols Dado nuk është prokuror’”/ Veliaj shpërthen në gjyq, përplaset me KLP: Po mbroni me çdo kusht Dadon!

Erion Veliaj është përplasur me Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën e zhvilluar në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

KLP i kërkoi gjykatës që Veliaj të mos legjitimohet si paditës në procesin ku ai kërkon anulimin e dekretit presidencial të vitit 2008 për emërimin e Dados prokuror pa ndjekur Shkollën e Magjistraturës.

Pas kërkesës së KLP-së, Erion Veliaj kërkoi të njihej me prapësimet e institucionit dhe për këtë arsye seanca u shty për më 19 qershor, ora 14:00.

Kryebashkiaku mbërriti në gjykatë me librin “Mos digjni askënd në turrën e druve sot”, që u interpretua si një mesazh politik lidhur me procesin penal ndaj tij. Në fjalën para gjykatës, Veliaj deklaroi se po përballet me një sulm të koordinuar politik, mediatik dhe juridik.

“Edhe pasi fitova formalisht mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese, pas një përpjekjeje tjetër për ta shfuqizuar atë, unë vijoj të mbahem me këmbëngulje në paraburgim dhe izolim, ndërkohë që vetë ligjshmëria e burimit të atij pushteti penal ndodhet sot përpara kësaj gjykate për shqyrtim”, tha Erion Veliaj.

Ai akuzoi KLP-në dhe institucionet e drejtësisë për një “harmonizim institucional” në mbrojtje të Ols Dado.

“Vetë ky gjykim ku ndodhemi sot është një tjetër provë e këtij paradoksi absurd. Sepse edhe sot pala përballë, në thelb, nuk kërkon që gjykata të shqyrtojë pretendimin tim në themel. Kërkon që Ju, zoti Gjyqtar, të mos shqyrtoni ligjshmërinë e pushtetit që është ushtruar mbi mua dhe mbi institucionin që unë përfaqësoj”, u shpreh ai.

Edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, pretendoi se KLP po përpiqet ta mbyllë çështjen në rrugë procedurale për të shmangur shqyrtimin në themel.

“Duket sikur ka harmonizim institucional e duan të mbrojnë me çdo kusht Dadon. KLP është organi më i interesuar për të vërtetën, KLP duhej të bëhej me ne palë në padi për të verifikuar nëse Dado ushtron autoritetin në bazë të Kushtetutës”, deklaroi Ndreca.

Në një tjetër moment të fortë, Erion Veliaj tha se “e gjithë Shqipëria e di që Ols Dado nuk është prokuror”, duke akuzuar institucionet se po e mbrojnë “në errësirë”.

Seanca vijoi për rreth 50 minuta të tjera, ndërsa gjyqtari Hazbi Balliu rrëzoi kërkesën e Veliajt që procesi të transmetohej LIVE. Sipas vendimit të gjykatës, kamerat do të lejohen vetëm në hapjen e seancave dhe në momentet e shpalljes së vendimeve.

Në mbështetje të Veliajt në sallë ishin të pranishëm edhe disa artistë të njohur, mes tyre aktori Robert Ndrenika.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...