34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Konfindustria: Linja nënujore Shqipëri – Itali, projekt strategjik për ekonominë Shqiptare

Konfindustria ka vlerësuar se ndërtimi i linjës nënujore të energjisë elektrike Shqipëri – Itali është një hap me rëndësi strategjike për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi mundëson eksportimin e energjisë elektrike të prodhuar në tregun e pasur të Bashkimit Europian dhe shton mundësitë për investime të mëtejshme nga shtetet arabe në sektorin e energjisë së gjelbër.

Buxhuku shtoi se përfitimet nga ndërtimi i linjës janë të shumta, duke përfshirë fuqizimin e sigurisë energjitike, ndikimin pozitiv në tregjet financiare dhe rritjen e rëndësisë gjeostrategjike të Shqipërisë. Ai nënvizoi se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se lidhja me Italinë, përmes linjës nënujore, është një mundësi e shkëlqyer për rritjen e eksportit të energjisë dhe për avancimin e politikave të energjisë të qëndrueshme.

Më 15 janar, u nënshkrua marrëveshja e investimit për ndërtimin e linjës nënujore të shpërndarjes së energjisë mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky projekt shënon fillimin e realizimit të ndërlidhjes nënujore të Shqipërisë me shtetet e tjera evropiane, duke pasuar lidhjet ekzistuese me Kosovën, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lidhja me Maqedoninë e Veriut është aktualisht në fazën e realizimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...