9.5 C
Tiranë
Thursday, December 5, 2024
spot_img

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 545 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit

Dita e sotme është një tjetër ditë e zezë përsa i përket numrin të humbjeve të jetëve nga Covid në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 545 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti,  të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore          545

Të shëruar ne 24 orë       397

Të shtruar në spitale       471

Humbje jete në 24 orë      16

Testime ditore             2.026

Testime totale          186.243

Raste pozitive            36.790

Raste të shëruara      18.152

Raste Aktive              17.851

Humbje jete              787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    9145

Fier       1342

Durrës  1320

Korçë    989

Vlorë     890

Shkodër  872

Elbasan  840

Lezhë    741

Berat    566

Gjirokaster 547

Kukës   405

Dibër    194

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT