12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Dalin detaje të reja tronditëse,nga vrasja e masakrimi i çiftit shqiptar në Itali

Vrasja makabre e në Itali e bashkëshortëve Shpërim dhe Teuta Pasho prej ditësh është kthyer në kryelajm të mediave më të mëdha italiane, La Republika dhe gazeta të tjera kanë botuar këtë fundjavë detaje të reja tronditëse referuar grupit të hetimit.

Tashmë është vërtetuar se çifti nga Vlora është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit në pritje të daljes së djalit me kusht nga burgu.Pikërisht aty ata janë torturuar fillimisht dhe më pas janë masakruar e vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

Sipas të dhënave të fundit nga grupi i posaçëm hetimor në Firence, Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

Kurse Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Fakti se në momentin e vrasjes çifti ka qenë i veshur me pizhame gjumi, tregon se ata janë kapur në befasi dhe në gjumë.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Për zbulimin e misterit të çiftit Pasho, ekspertët e kanë pare fillimisht si çelës të zgjidhjes së saj tek i biri Taulant Pasho, aktualisht i burgosur në Zvicër. Në një njoftim të fundit prokuroria italiane ka kërkuar që Taulant Pashon ta mbajnë të burgosur në Zvicër, pavarësisht dënimit që ai ka edhe në Itali.

Gjithsesi për të marrë më shumë detaje në lidhje me çështjen prokurorët do të shkojnë në Zvicër për ta marrë në pyetje atë, rreth fatit të prindërve të tij dhe ajo që mund të ketë nxitur në ngjarjen makabre.

Ndërkohë ka folur për herë të parë për mediat shqiptare, e dyshuara si kontakti i fundit me çiftin Pasho, ish e dashura e Taulantit Elona Kaleshi.

opennews.al

Policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta rindërtuar ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Në një komunikim me “Pa Gjurmë”,Elona Kaleshi tha se motrat e Taulantit mund të thonë ç’të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyetje, por jo përgjigje.

Policia vendase deklaron: se është pothuajse e pamundur për ta rindërtuar ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Elona në atë kohë jetonte me të në shtëpinë e të dyshuarit. Në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e të dashurit të saj, të cilit prisnin lirimin e Taulantit nga burgu në 2 nëntor.  Prindërit priteshin për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë. Elona jetoi vetëm në via del Pantano së bashku me qentë e saj të pandarë. Rreth majit 2018, Taulant Pasho  largohet nga banesa, me garazh, në Sollicciano, ku kishte pasur disa probleme me fqinjët për shkak të erërave të këqija shkaktuar nga qentë. Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite.Tani, pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti, është në Zvicër, ku u arrestua përsëri për vjedhje. Ndoshta, pasi të ketë dëgjuar dy motrat dhe xhaxhain, edhe ai do të ketë disa përgjigje për të dhënë dhe disa pyetje për të shtruar, në lidhje me atë që u ndodhi prindërve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...