20.7 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

FLT rihap për të tretën herë ankandin e energjisë, në dy fazat e para siguroi vetëm 56% të sasisë

Furnizuesi i Tregut të Lirë ka vijuar me fazën e trete te ankandit, këtë të martë, sa i takon sigurimit të energjisë për datat 13-17 tetor. Në platformën e tregtimit tashmë po kërkohet pjesa diferenca që nuk arriti të sigurohej një dit më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se FTL bleu 24 920 MWh energji që përkon me 56 për qind të sasisë totale të kërkuar prej 44 400 MWh. Në total deri më tani u shpenzua 6.44 milionë euro ndërkohë që çmimi mesatar sipas loteve varioi nga 255 -268 euro/MWh.

Ky është çmimi më i lartë me të cilin vendi ynë ka siguruar ndonjëherë energji në tregun e lirë ndërkohë që në raport me një vit më parë çmimet janë pesë herë më të larta. Furnizuesi i Tregut të Lirë është një nga tre kompanitë e krijuara pas ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ngarkuar me blerjen dhe shitjen e energjisë dhe për tetorin ka zhvilluar dy ankande.

Ky është ankandi i parë pas shpalljes së emergjencës në furnizimin me energji të vendit nga ana e qeverisë e cila do të jetë në fuqi deri më 15 prill 2022. OSHEE sipas planit të veprimit të qeverisë i është shtuar një buxhet 100 milionë euro për të siguruar energji për pjesën e mbetur të vitit ndërkohë që 100 milionë euro të tjera do të shpenzohen për vitin 2022.

Çmimet e energjisë në bursa kanë arritur nivele të çmendura dhe nëse nuk do të kemi përmirësim të situatës hidrike fondi 100 milionë euro i OSHEE mund të “avullojë” për pak kohë por duket se qeveria parasheh që vjeshta të ndryshojë situatën dhe KESH i cili aktualisht edhe vetë po ble energji të prodhojë më shumë nga kaskada e Drinit.

Në Bursën e Hungarisë këtë të martë pësuan rritje dhe në mesatare ishin 228 euro/MWH kurse për pikun një MWh u shit me 255 euro/MWh.

/Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...