21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Dalja e Lulzim Bashë: Reagime dhe konfuzion në frontin Demokrat

Dalja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkaktoi reagime të ndryshme dhe konfuzion në radhët e partisë. Ndërsa kryedemokrati shprehu synimin për një opozitë të bashkuar, grupimi i quajtur “Rithemelimi” dhe disa figura brenda PD-së nisën sulmet ndaj tij. Gazment Bardhi dhe sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, organizuan një mbledhje ku distancoheshin nga Basha, duke theksuar se do të vazhdojnë përpjekjet për të rikthyer demokracinë në PD. Nënkryetarja e PD-së, Flutura Açka, në një reagim, theksoi se nuk do të ketë bashkim me grupin e Rithemelimit nëse nuk bëhet distancimi nga personat non grata. Ajo gjithashtu shtoi se konflikti mund të ndikojë në pjesëmarrjen e elektoratit gri në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë kontekst, Basha u këshilloi të tjerët të mos marrin pjesë në një klub ku SPAK-u quhet bandë kriminale.

Reagon PD zyrtare

Por teksa çeta anti-amerikane vijon hedhjen e baltës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, Partia Demokratike është e vendosur në qëndrimin e saj, se nuk do të ketë asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Nënkryetarja, njëherësh deputetja e PD, Flutura Açka në një intervistë për mediat dje theksoi se nuk mund të shkojnë dhe të bëhen bashkë me një klub që quan SPAK-un bandë kriminale. Sipas Açkës, grupimi i tyre është tashmë një federatë, ndërsa paralajmëroi se nëse elektorati gri shikon këtë përçarje nuk do të afrohet për zgjedhjet parlamentare të 2025. “Ata janë në një federatë, nuk është se do të ndodhë ndonjë ndryshim i madh. Fakti që bashkëpunojnë do të thotë se janë në një federatë. Nëse ky konflikt në PD do të vazhdojë demokratët që janë të lidhur me të djathtën, elektorati gri do të refuzojë të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk do të afrohen nëse shohin këtë lloj përçarje. Nuk u besoj këtyre bashkimeve artificiale. Nëse nuk bëhet distancimi nga non grata nuk mund të ketë vend për bashkim. Nuk mund të bësh një ftesë në një klub ku shahet SPAK-u si bandë kriminale. Personalja duhet të ndahet nga politika”, deklaroi Açka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....