22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njofton fokusin e policisë në krime ekonomike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se fokusi i policisë do të jetë edhe në luftën kundër krimeve ekonomike. Në një reagim, Balla ka thirrur për një përqendrim të veçantë në luftën kundër evazionit fiskal, kontrabandës, krimeve kibernetike dhe piraterisë.

Balla shprehu nevojën për organizim të veprimtarive ekonomike të licencuara, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së detyrimeve fiskale ndaj shtetit dhe respektimin e të drejtave të autorit. Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi dhe koordinimi i mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese janë të domosdoshme për të luftuar krimet ekonomike.

Në reagimin e tij, ministri përgëzoi Drejtorinë e Policisë Tiranë për përpjekjet në goditjen e aktiviteteve kriminale ekonomike dhe e vlerësoi fillimin e vitit të ri si një hap pozitiv në këtë drejtim.

“Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin. Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre.”, thuhet në reagimin e Ballës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...