31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Dashuria që u kthye në makth: 17-vjeçarja kineze shet të dashurin si “skllav” në Myanmar

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Kinë, ku një 19-vjeçar ka rënë viktimë e një mashtrimi të pabesueshëm nga e dashura e tij 17-vjeçare, e cila e shiti si skllav në Myanmar.

Sipas mediave vendase, historia nisi në vitin 2024, kur i riu njohu vajzën në një klub nate dhe besoi se kishte gjetur dashurinë e jetës. Ajo krijoi një imazh luksi në rrjete sociale, duke u shfaqur me rroba dhe çanta të markave të shtrenjta – që më vonë rezultuan të ishin false – dhe pretendonte se ishte pasardhëse e një familjeje të pasur nga Myanmar, me prindër “menaxherë investimesh”.

E mashtruar nga kjo fasadë, viktima pranoi të nisej me të për një udhëtim në Tajlandë dhe Myanmar, pasi 17-vjeçarja i premtoi se do ta ndihmonte të gjente një punë të mirëpaguar. Në shkurt 2025, ai udhëtoi fshehurazi drejt Bangkokut, por udhëtimi u kthye në një makth.

Në Tajlandë, e mitura e tërhoqi drejt kufirit me Myanmar, ku e braktisi, pasi dyshohet se përfitoi para për “shitjen” e tij. Pak më vonë, një person i armatosur i mori pasaportën dhe telefonin, duke e dërguar në një qendër pune të detyruar.

Aty, 19-vjeçari u detyrua të punonte 16 deri në 20 orë në ditë, ndërsa kur nuk arrinte objektivat, e rrihnin me shufra metalike, e mbyllnin në dhoma të errëta dhe shpesh e lënin pa ushqim. Abuzimi ishte aq i rëndë sa pas disa muajsh ai humbi dëgjimin.

Rrëmbyesit kërkuan 40,000 euro për lirimin e tij. Vetëm pasi familja pagoi shumën, ai u kthye në Kinë, në qershor, pas katër muajsh robërie. Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua gjatë kthimit të saj nga Tajlanda dhe aktualisht përballet me akuza për mashtrim dhe trafikim njerëzor.

Familja e viktimës ka bërë të ditur se i riu po vuan nga trauma e rëndë psikologjike, ankthi dhe makthet, ndërsa kërkon që autorja e tradhtisë të marrë dënimin maksimal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...