30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Mauro Icardi në qendër të një skandali: godet me shuplakë një tifoz në publik

Mauro Icardi, sulmuesi argjentinas i Galatasaray, ka tërhequr sërish vëmendjen, por këtë herë jo për performancat e tij në fushë. Futbollisti 31-vjeçar është bërë protagonist i një incidenti të bujshëm gjatë një aktiviteti publik të organizuar nga klubi turk, duke goditur me shuplakë një tifoz të skuadrës së tij.

Ngjarja ndodhi para dhjetëra kamerave dhe fëmijëve të pranishëm, të cilët kishin ardhur për të marrë autografe. Sipas videove që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, një tifoz iu afrua Icardit për një foto ose autograf, por reagimi i sulmuesit ishte i dhunshëm dhe i papritur. Ai e shtyu tifozin dhe më pas e goditi, ndërsa largohej i zemëruar së bashku me partneren e tij Wanda Nara.

Mediat turke raportojnë se veprimi i Icardit ka shkaktuar polemika të mëdha në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij emocionale dhe marrëdhënien me tifozët. Shumë analistë sportivë e cilësojnë këtë si një shpërthim të papranueshëm, ndërsa të tjerë spekulojnë se pas incidentit mund të fshihen probleme personale.

Deri më tani, Galatasaray nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, por presioni mbi klubin dhe lojtarin pritet të rritet, ndërsa videot e incidentit vazhdojnë të bëjnë xhiron e rrjetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...