26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Debate në Komision/ Gjekmarkaj: Mesazhi i deputetit socialist për diktatorin ishte provokativ

Në komisionin e Edukimit, po zhvillohet mbledhja ku po diskutohet veprimi i kryer nga deputeti socialist, Bujar Çela në datën 28 nëntor ku e uroi festën me një foto të diktatorit Enver Hoxha të cilën e postoi në grupin e komisionit të ligjeve në “WhatsApp”.

Ky veprim ka ngjallur shumë reagime nga ana e PD dhe sot, deputeti Agron Gjekmarkaj e ka quajtur rastin si provokim për të cilin duhet të reagojnë edhe deputetët e tjerë socialist.

Ndërsa deputeti socialist, Petro Koçi tha se PS ishte distancuar nga periudha e diktaturës në krye të së cilës ka qenë Enver Hoxha.

Debati në Komisionin e Edukimit:

Agron Gjekmarkaj: Këto ditë ka pasur disa ngjarje, provokative duhet të them unë. Duhet të mbajmë një qëndrim, deputeti ka provokuar pas 30 vitesh, duke kujtuar Enver Hoxhës në ditën e çlirimit. Shpresoj që deputetët socialistë të kenë një qëndrim publik për këtë.

Petro Koçi: Lidhur me mesazhin në Whatssap, mendoj se PS është e distancuar nga periudha e diktaturës, periudhë e vetëdeklaruar si e tillë. Kuptohet që në krye të kësaj ka qënë Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Melinda Ademi pyetet për dasmën me Granit Muhaxherin: “Nuk dua të tregoj, nuk është...

0
Këngëtarja Melinda Ademi, e cila është e fejuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, është pyetur së fundmi për planet e çiftit sa i...

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në...

0
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur...

E kishte denoncuar për kërcënim në 2022, detaje tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares në...

0
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Rodopi të Greqisë, ku 53-vjeçari Bujar Meço, me origjinë nga...

Zjarret në Shqipëri, 18 vatra në 24 orët e fundit: 5 aktive dhe 6...

0
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke raportuar 18 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë të jenë aktive, 6...

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...