20.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Dënohet me 17 vite burg 16-vjeçari për vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali

Një 16-vjeçar në Itali është dënuar sot me 17 vite burg për vdekjen tragjike të 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, e cila humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës së saj në Piacenza, më 25 tetor 2024.

Sipas raportimeve të “Ansa”, seanca gjyqësore u zhvillua në Gjykatën e të Miturve në Bolonja, ku gjyqtari pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë, që kishte kërkuar 20 vite e 8 muaj burg për autorin.

Hetimet zbuluan se viktima dhe 16-vjeçari kishin qenë në një marrëdhënie sentimentale, e cila kishte përfunduar pak para ngjarjes fatale. Sipas mediave italiane, Aurora kishte vendosur të ndante rrugët për shkak të problemeve dhe konflikteve të vazhdueshme me të riun.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Itali dhe në komunitetin shqiptar, duke hapur sërish debatin mbi dhunën dhe presionin emocional tek të miturit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...