21.5 C
Tiranë
Sunday, May 10, 2026
spot_img

Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: “Vrapova drejt saj, nuk doja ta besoja”

Nëna e 19-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për herë të parë për mediat greke, duke ndarë detaje të dhimbshme mbi momentet e fundit dhe marrëdhënien me të bijën.

Në rrëfimin e saj, ajo e përshkruan Myrton si një vajzë të përulur dhe të sjellshme, e përkushtuar ndaj studimeve për t’u bërë asistente mikrobiologe në një kolegj profesional në qytetin ku jetonin.

Sipas saj, mbrëmja para ngjarjes nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese. Vajza kishte dalë për një shëtitje të zakonshme me të dashurin e saj, ndërsa në familje nuk kishte tensione apo shqetësime.

“Të hënën e Pashkëve, rreth orës 21:55, ishim në shtëpi të tre, me babanë e saj. Myrto doli nga dhoma dhe na pyeti nëse ishte veshur bukur. Folëm për rrobat e saj. E dija që do të dilte për një shëtitje me të dashurin, por babai i saj nuk e dinte, pasi ishte shumë i rreptë dhe mbrojtës ndaj saj”, tregoi ajo.

Nëna shtoi se, ndërsa nisej për në punë në turnin e natës si infermiere, kishte parë makinën e të riut jashtë banesës, por nuk kishin komunikuar.

Momenti më i rëndë, sipas saj, ishte përballja me lajmin tragjik në spital.

“Në mëngjesin e 14 prillit kisha dalë nga puna dhe isha në shtëpi kur më telefonoi një kolege, duke më kërkuar të shkoja menjëherë në spital. Kur mbërrita, pashë fytyra të ngrira dhe ndjeva se diçka e rëndë kishte ndodhur. Para se të më thoshin gjë, më dhanë qetësues”, rrëfeu ajo.

Mes emocioneve të forta, nëna kujton momentin kur u përpoq të përballej me realitetin e hidhur.

“Iu luta mjekëve të bënin gjithçka për të shpëtuar fëmijën tim, madje u thashë të merrnin zemrën time dhe t’ia jepnin asaj. E vetmja gjë që kujtoj është se vrapova drejt saj. Nuk doja ta besoja që fëmija im kishte ndërruar jetë”, tha ajo.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë lokal në Greqia, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Autostrada e kokainës” në Atlantik goditet nga operacioni ndërkombëtar – sekuestrohen 11 ton drogë...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i udhëhequr nga autoritetet spanjolle ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës përmes Oqeanit...

Horoskopi ditor, e Diel, 10 Maj 2026

0
♈ Dashi Kërkohet më shumë durim dhe strategji. Mos u nxito në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Energjia është në favorin tënd. Ditë shumë e mirë për...

Parashikimi I motit, e Diel, 10 Maj 2026

0
Gjatë ditës priten reshje te lehta në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites mund të ketë vranësira të...

Tragjedi në Durrës/ 19-vjeçarja hidhet nga kati i pestë, humb jetën në vendngjarje

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Durrës, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është...

“Nga ekrani te kullat”/ Donald Veshaj futet në biznesin e ndërtimit, projekt për një...

0
Donald Veshaj duket se po hedh një hap të madh larg televizionit, duke hyrë zyrtarisht në tregun e ndërtimit dhe investimeve imobiliare. Emri i...