25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Dosja e vrasjes së çiftit Mujeci: Skema me dy makina, konflikti i vjetër dhe pista e hakmarrjes

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Lezhë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje një konflikt të hershëm mes dy familjeve.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë një emisioni televiziv, autorët e dyshuar kanë përdorur një skemë të mirëmenduar me dy automjete, me qëllim shmangien e identifikimit dhe krijimin e konfuzionit tek autoritetet.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Florin Mhillaj ka siguruar një automjet tip “Volkswagen Polo”, të marrë me qira në Rinas nga motra e tij. Më pas, në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërkim, i janë hequr targat mjetit, i cili dyshohet se është përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar ndaj automjetit ku udhëtonin viktimat.

Pas kryerjes së krimit, automjeti është transportuar dhe fshehur në banesën e shtetasit B. K., ku është mbuluar me bar për të humbur gjurmët.

Plani për të mashtruar hetuesit

Hetimet kanë zbuluar se autorët kishin menduar edhe një hap tjetër për të devijuar hetimin: sigurimin e një makine të dytë, identike me atë të përdorur në krim, por me dokumentacion të rregullt dhe targa.

Kjo makinë u gjet gjithashtu në banesën e 22-vjeçarit B. K., i cili dyshohet se do të përdorte këtë fakt si alibi, duke pretenduar se automjeti i tij ishte i ligjshëm, ndërkohë që mjeti i përdorur në krim qëndronte i fshehur pranë tij.

Në vijim, policia shpalli në kërkim B. K., banues në Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”. Ndërkohë, ndaj babait të tij, 79-vjeçarit N. K., janë referuar materiale për të njëjtën vepër penale.

Autorët e dyshuar dhe lidhja me një konflikt të vjetër

Sipas organit hetues, autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje janë Renato Mhillaj, si dhe Adriano dhe Florin Mhillaj, të gjithë të shpallur në kërkim.

Hetimet i lidhin ata me një konflikt të hershëm që daton në vitin 2016, kur u vra Genc Mhillaj në zonën e Malit të Jushit, po në Lezhë. Për këtë ngjarje, në fillim u dyshuan Jozef Mujeci dhe kushërinjtë e tij, përfshirë Kreshnik Mujecin.

Megjithatë, procesi gjyqësor përfundoi me shpalljen e tyre të pafajshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vendim që më pas u konfirmua edhe në shkallët e tjera, duke lënë të pakënaqur familjarët e viktimës.

Ky zhvillim dyshohet se ka ushqyer një ndjenjë hakmarrjeje, e cila mund të ketë kulmuar me vrasjen e fundit të çiftit Mujeci.

Një precedent i rëndë

Ngjarja konsiderohet e pazakontë edhe për faktin se viktimë mbeti edhe një grua, çka përbën një thyerje të fortë të normave tradicionale në zonë.

Kreshnik Mujeci, një nga viktimat, rezulton të ketë pasur precedentë penalë, përfshirë raste dhune në familje dhe kanosje, ndërsa vetëm pak ditë para vrasjes ishte proceduar për kërcënim ndaj një efektivi policie.

Policia vijon operacionet në terren për kapjen e autorëve, ndërsa hetimet janë përqendruar në zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motiveve të krimit.

Ngjarja në Balldren mbetet një nga episodet më të rënda kriminale të kohëve të fundit, duke rikthyer në fokus jo vetëm përplasjet mes familjeve, por edhe sfidat e drejtësisë në menaxhimin e konflikteve të trashëguara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...