23.6 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Detaje të reja mbi atentatin ndaj Klaudio Prendit: ‘Kishte borxh 15 mijë euro”

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për atentatin ndaj 27-vjeçarit Klaudio Prendi, i cili u ekzekutua më 19 nëntor në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’, në Tiranë. Prendi kishte borxhe financiare që arrinin deri në 15 mijë euro dhe së fundmi kishte pasur përplasje me persona të tjerë, duke përfshirë edhe konflikte fizike.

Mësohet se viktima ishte qëlluar me një pistoletë me silenciator sapo hyri në makinën e tij luksoze “G Class”, e cila nuk ishte e regjistruar në emrin e tij, por të një vajze. Dëshmitë tregojnë se Prendi ishte përballur me presion për kthimin e borxheve, dhe kjo mund të ketë çuar në përshkallëzimin e konfliktit deri në pikën e atentatit.

Dëshmia e babait të viktimës

Fran Prendi, babai i 27-vjeçarit dhe një ish-gjyqtar i njohur, ka deklaruar para autoriteteve se ishte në dijeni për konfliktet e të birit, por nuk mendonte se ato do të çonin deri në një akt kaq ekstrem.

Rrjedha e ngjarjes

Atentati ndodhi rreth orës 00:36, pak pas mesnate, kur Klaudio Prendi sapo kishte dalë nga një lokal ku po qëndronte me miqtë. Autorët, të cilët dyshohet se ishin tre persona – një shofer, një qitës dhe një bashkëpunëtor për largimin – e kishin ndjekur dhe vëzhguar viktimën. Në momentin që Prendi po hipte në makinën e tij, ai u qëllua me breshëri plumbash, duke marrë të paktën pesë goditje, nga të cilat dy në kokë dhe gjoks, që rezultuan fatale.

Miqtë e tij, që ndodheshin ende në lokal, reaguan menjëherë duke e transportuar drejt Spitalit të Traumës. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, 27-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Arratisja e autorëve dhe gjetja e mjetit

Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të qendrës së Tiranës dhe më pas dogjën makinën që përdorën, një automjet i markës “Audi”, rreth orës 01:05 në zonën e Farkës. Brenda mjetit të djegur u gjet edhe arma e krimit, e dëmtuar nga zjarri.

Hetimet në vijim

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...