33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Detaje të reja nga aksidenti në Yzberisht/ Zbulohet identiteti i Fatmir Avdillrit, i njohur si “i forti” i Yzberishtit

Në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në bulevardin ‘Migjeni’ në Yzberish ndëroi jetë Fatmir Avdillrit, i njohur ndryshe edhe si ‘Xubi’.

Drejtuesja e mjetit tip ‘Toyota Yearis’ nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorrit Suzuki me të cilin udhëtonte Avdillri.

Por cili ishte Fatmir Avdillri, i njohur ndryshe edhe si ‘Xubi’?

Fatmir Avdillari konsiderohej si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe të Selitës, disa vite më parë.

Ai, së bashku me vëllain e tij, Ilir Avdillarin dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

“Xubi” kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu, pasi shleu dënimin prej 12 vitesh për vrasje, kur u arrestua sërish për vrasje në vitin 2009 nga Policia e Tiranës.

Një vit pasi doli nga burgu, Fatmir Avdillari u arrestua për vrasjen e Ardian Tahirit, ngjarje e ndodhur më 11 prill 2009, që sipas Policisë ishte kryer për hakmarrje. Policia deklaronte zyrtarisht se Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin, në Athinë.

Po ashtu “Xubi” ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi në vitin 1998. Krimi ndodhi vetëm 100 metra larg fabrikës së biznesmenit italian, ndërkohë që Rossi kishte tërhequr nga banka 30 milionë lireta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...