27.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Detaje të reja për tragjedinë në Kretë: Fëmija shqiptar mbytet në plazh

Ngjarja tronditëse në Kretë të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar rreth 7 vjeç humbi jetën teksa po notonte në plazhin pranë shtëpisë së tij, ka tronditur komunitetin e zonës së Arvit. Fëmija, i identifikuar si Nikolasi, i kishte kërkuar nënës së tij leje që të shkonte të notonte me një shok, por ajo kishte refuzuar. Duke i ikur nga vëmendja nënës, i mituri ishte futur në det, ku dallgët e kishin marrë dhe për pasojë ai kishte humbur ndjenjat. Një banor i zonës e gjeti fëmijën të pajetë në ujë dhe ngriti menjëherë alarmin.

Banorët e tjerë u mobilizuan për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për ta shpëtuar. Mediat greke bëjnë me dije se Nikolasi, me origjinë nga Shqipëria, jetonte me prindërit e tij në Arvi prej disa vitesh. Prindërit e tij janë punëtorë kryesisht në serra dhe janë përshkruar nga bashkëfshatarët si njerëz të shkëlqyer.

Të gjithë flasin për një fëmijë të mrekullueshëm, plot energji, gëzim dhe mirësi. Nëna e tij, e cila pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes, ishte në shtëpi me foshnjën në momentin që ndodhi tragjedia, ndërsa babai i tij ishte në punë. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje të madhe në komunitetin e Arvit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...